Lojtarët do të lejohen të vazhdojnë rutinat e tyre individuale të stërvitjes në terrenin e trajnimit të klubit duke ndjekur udhëzimet e shëndetit dhe sigurisë.

Të mërkurën, lojtarët e ekipit të parë do të testohen për koronavirus dhe rezultatet e atyre testeve pritet të zgjasin dy ditë, transmeton lajmi.net.
Prandaj, skuadra e Diego Simeone do të lejohet të kthehet në punë të premten nëse gjithçka është në rregull.
Vetë Simeone nuk do të shoqërohet nga shumë prej ndihmësve të tij për shkak të një kufizimi në numrin e stafit të lejuar në vend. /Lajmi.net/

