Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut, Valon Et’hemi është përfshirë në formacionin më të mirë të gjysmë sezonit vjeshtorë në Ligën e Parë të Turqisë. Paraqitjet e shkëlqyeshme me Istanbulsporin e kanë bërë tetovarin pika kyçe e skuadrës së tij e që i sollën ish-kapitenit të Kukësit edhe grumbullim me ekipin përfaqësues të Maqedonisë. Së fundmi faqja 1 Ligsportoto ka publikuar formacionin më të mirë të gjysmësezonit vjeshtor, ku është përfshirë edhe Valon Et’hemi si futbollist i vetëm nga rradhët e Istanbulsporit. Tetovari këtë sezon është paraqitur në 17-të takime me verdhezinjtë nga Stambolli, duke qenë autor i 3 golave, ndërsa ka prodhuar shumë asiste prej të cilave 7 janë shndërruar në gola nga bashkëlojtarët e tij.



