Kompania e kanabisit do ta sponsorizoj Evertonin?

Miliarderi David ishte në qendër të vëmendjes në fund të prillit kur raportet pohuan gabimisht se ai dhe ish-kampioni i peshave të rënda Mike Tyson ishin partnerë biznesi dhe se ferma e kanabisit të ish-boksierit ‘Tyson Ranch’ në Kaliforni ishte e interesuar të bëhej sponsori i stadiumit të Barçës.

Ndërsa CEO i Tyson Ranch Rob Hickman ia bëri të qartë Goal-it se kompania e tij nuk ishte në të vërtetë në biznes me Swissx, ai nuk përjashtoi mundësinë e regjistrimit të interesit veçmas nga David.

“Unë nuk po heq dorë nga Barca, po i mbaj dyert hapur”, tha David në një intervistë me Insider.

“Por ne tani jemi angazhuar me Everton për sponsorisimin e fanlleave të tyre. Pjesa e përparme e fanellave të tyre. Ata kontaktuan me mua dhe tashmë kanë ofruar dizajne me të gjithë logon Swissx me ngjyrë blu, për të cilën nuk jam i çmendur, por do të duket bukur”.

“Kur erdha për herë të parë në Angli, të gjithë po mbështetnin Man Utd dhe Liverpool, dhe të gjithë ishin të kuq. Duke qenë në të kundërt, më pëlqeu blu dhe më pëlqeu logoja kështu që rastësisht zgjodha Everton për ta mbështetur. Kështu që është një lloj mistike rreth e rrotull”, vazhdoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close