‘Likuidim te Barcelona’ – 9 lojtarë në shitje

‘Camp Nou’ mund të duket krejtësisht ndryshe pas merkatos së verës, me shumë emra të rinj, ose shumë mungesa nga emrat aktual.

Barcelona po përgatitet për një merkato aktive, por duket se ata nuk janë të interesuar vetëm për blerje.

‘Mirror’ raporton se skuadrat e Premierligës do të kenë në dispozicion 9 lojtarë të Barcelonës, transmeton lajmi.net.

Siç raportohej edhe më parë, vetëm Ter Stegen, Messi dhe De Jong shihen si të paprekshëm në skuadër.

Emra si Antoine Griezmann, Arturo Vidal, Ousmane Dembele, Ivan Rakitic e Luis Suarez janë në mesin e emrave që mund të largohen.

Gjithë kjo situatë po shtyhet edhe nga kriza që rrezikon skuadrat, duke bërë që të shitjet të jenë të domosdoshme për të mbajtur fondet. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close