Ministrja e Sportit në Francë sfidon skuadrën e Lyon: Nëse doni të shkoni në gjykatë, shkoni

LFP ka vendosur që t’i jap fund sezonit 2019/20, përfshirë edhe anulimin e Ligue 1, ku PSG u shpall kampione, kurse Lyon mbeti jashtë garave evropiane, për herë të parë në 23 vitet e fundit.

Pas vendimit, Lyon doli me një komunikatë, ku paralajmëroi se do ta dërgojë vendimin në gjykatë. Këtij qëndrimi i ka reaguar ministrja e sportit në Francë.

“Nëse ata duan të shkojnë në gjykatë, lini të shkojnë”, ka thënë Maracineanu, transmeton lajmi.net.

“Ne nuk mund t’i shmangim ata, as me ligj. Lëvizjet e sportit janë autonome”, ka shtuar ministrja.

LFP ka marrë tashmë edhe vendimin për sezonin e ri. Në komunikatën e LFP thuhet se sezoni 2020/21 do të fillojë më 22-23 gusht të vitit 2020. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close