Superliga e Portugalisë rifillon në fund të majit

Futbolli nëpër Evropë vazhdon të jetë i suspenduar, kurse ligat evropiane po shpalosin plane e po marrin vendime sa i përket këtij sezoni.

Deri më tani, liga si ajo e Holandës e Francës kanë vendosur t’i japin fund sezonit, kurse Serie A, Bundesliga, La Liga e Premierliga po punojnë me planet.

Njësoj si këto liga, edhe ajo e Portugalisë synon rikthimin në fushat e blerta. Këtë e lënë të kuptohet edhe fjalët e qeveritarëve portugezë.

Stërvitjet e skuadrave portugeze do të lejohen të zhvillohen që nga 4 maji, përcjell lajmi.net.

Kjo ju jep hapësirë skuadrave që të përgatiten për një fillim të sezonit në fund të majit. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close