“Ajo është një super heroinë” – Fabregas njofton se gjyshja e tij 95 vjeçare ka mposhtur koronavirusin

Në fillim të këtij muaji, mesfushori pati njoftuar se gjyshja e tij ishte infektuar me COVID-19 së bashku me 70 për qind të atyre që ishin në shtëpinë e pleqve në qytetin Areyns de Mar të Barcelonës.

Sidoqoftë, ish ylli i Arsenal dhe Chelsea të mërkurën ka njoftuar se gjyshja e tij ka fituar betejën me këtë sëmundje infektuese.

“Ajo ka kapërcyer koronavirusin në moshën 95 vjeçare”, ka shkruar Fabregas në Twitter, përcjell lajmi.net.

“Dje doli negativ. Gjyshja ime është super heroinë por asgjë nuk do të ishte e mundur nëse nuk do të ishte në ndihmën e infermierëve dhe mjekëve që po japin jetën e tyre në çdo moment, në mënyrë që ne të jemi më mirë dhe të jetojmë pak më mirë gjatë këtyre kohërave të vështira”./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close