Napoli ndalet nga Hellas Verona, tjetër paraqitje solide e Rrahmanit

“Napolitanët” barazuan me rezultat 1 – 1, ndeshje që ishte mjaftë e baraspeshuar, shkruan lajmi.net.

Verona kaloi fillimisht në epërsi falë sulmuesit Simeone që u asistua nga Barak (13′).

Por, pas vetëm pesë minutave, Di Lorenzo barazoi rezultatin pas një asistimi të Fabian Ruiz (18′).

Ylli i Kosovës, Amir Rrahmani pastaj bëri një ndërhyrje, që u ndëshkua me karton të verdhë.

Tutje, dy skuadrat kishin raste shënimi, por që dolën të pasuksesshme deri në fund.

Me këtë barazim, Napoli mbetet përkohësisht lider në Seria A me 32 pikë, derisa Verona ngritët në pozitën e 10-të me 16 sosh./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close