Xhiroja e 6-të në elitën e hendbollit vendor në konkurencë të femrave ka sjellë disfatën e vashave të Çairit. Formacioni i Kumanovës u gjet më së miri në ndeshje dhe me fitoren 29:21 mbeten në krye të renditjes me 6-të fitore maksimale, derisa zbret në vend të dytë Çairi që përjeton mossuksesin e parë këtë sezon, pas pesë triumfeve fillestare.

Rezultatet e këqia në Europë duket se kanë lënë shenjë te vajzat e Çairit, përkundër fitores xhiron paraprake në fushë mysafire. Pas një fillimi të hapur pjesa e parë ishte derbi i vërtetë dhe me ritmin e dy ekipeve ishte e qartë se nuansat do vendosin fituesin.
Pjesa e parë u mbyll me rezultat 14:12 për Kumanovën dhe fati i takimit duket se u vendos në start të fraksionit të dytë kur Çairi hyri keq në vazhdim dhe mysafiret shpejt shkëputen në plus 9 gola epërsi 16:25. Ishte e pamundur në vazhdim kjo ngecje të kompensohet dhe në fund takimi u mbyll me shifrat 21:29.

