Chris Paul vendos rekord në NBA

Chris Paul mbrëmë ishte protagonisti kryesor në fitoren e Phoenix Suns 115-105 ndaj La Lakers, shkruan lajmi.net.

Paul në këtë ndeshje realizoi 23 pikë, pesë kërcime, 14 asistime duke vendosur rekord.

Me pikët e realizuar kundër Lakers ai u bë basketbollisti i parë që arrin kuotën e mbi 20 mijë pikë dhe mbi 10 mijë asistimeve në karrierën e tij në NBA.

Vetëm pak ditë më parë 36-vjeçari u fut në listën e 75 lojtarëvë më të mirë në histori të NBA.

Basketbollisti i Phoenix Suns ka bërë një karrierë mjaft të bujshme në NBA dhe përkundër moshës ende është në formën e tij optimale. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close