Shkupi-Renova, kapiteni i shkupjanëve pajralamëron fitore

Xhiroja e 11-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut hapet të shtunën me derbin Shkupi-Renova, kur lideri pret ekipin e vendit të dytë.

Dueli në Çair luhet me fillim në orën 14:00 dhe pritet të dhurojë futboll cilësorë në përplasjen e dy ekipeve që kanë treguar më së shumti në 10-të xhirot e deritashme.

Para ndeshjes nga tabori i Shkupit ka folur kapiteni, Fatih Ismaili i cili beson se me mbështetjen e publikut ata do të mundin Renovën.

“Të shtunën, në Çair e presim Renovën, një ndeshje mjaft e rëndësishme. Ne jemi të përgatitur dhe gati që ti zbatojmë të gjitha detyrat e dhëna nga kryetrajneri jonë, Goce Sedloski. Mendoj që me praninë e Shvercerave dhe publikut në tribuna, do ta kemi edhe më të lehtë.
Nuk po e përsëris që luftojmë për tre pikë, sepse ajo tashmë dihet”
, shprehet Fatih Ismaili, para ndeshjes me Renovën.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close