Në 4 vende po vazhdon futbolli, pavarësisht pandemisë

Pandemia me koronavirusin mbi 200 mijë të vdekur. Bilanc lufte, natyrisht, por që nuk ndikon që futbolli të mos vazhdojë në 5 kampionate. Në fakt, Tajvani, Bjellorusia, Nikaragua dhe Turkmenistani janë duke luajtur rregullisht.

Disa me dyer të mbyllura, si Turkmenistani, Nikaragua dhe Tajvani, por disa edhe me dyer të hapura dhe publik, si Bjellorusia.

Kështu, fundjava i takon këtyre 5 ligave. Në Tajvan luajtën javën e 3-të të kampionatit, teksa ekipi kampion dhe për t’u mundur mbetet Taipei Tatung dhe sfidanti i përhershëm Taipower.

Në Bjellorusi, tre skuadra janë në krye deri tani pas 5 javësh me 10 pikë. Slutsk, Torpedo-BalAZ dhe Vitebsk, ndërsa në Taxhikistan sigurisht që skuadra më e famshme dhe e fortë është Istiqlol.

Në Turkmenistan, gjithashtu, dominimi mban emrin Altyn. Ka vite që fiton kampionatin me lehtësi. Prej disa vitesh e rivalizon vetëm Ahal, që këtë vit e ka nisur mirë, kryeson pa pësuar gol.

Së fundmi, është edhe Nikaragua, aty ku po zhvillohet faza playoff për titullin kampion.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close