Sulmuesi i PSG-së ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes prej që doli në skenë si futbollist, derisa Chelsea ishte ekipi i parë që kontakoi me Santos.

Në vitin 2010 Blutë pyeten për mundësinë e nënshkrimit të Neymar, dhe Ribeiro pranoi se ishte konsideruar si mundësi.
“Kishte shumë thirrje për të”, kujtoi Ribeiro për AS, përcjell lajmi.net. “Kam marrë një ofertë zyrtare nga Chelsea ditën kur Neymar debutoi me ekipin brazilian në 2010”.
“Ata bënë një ofertë, ne e studiuam atë, por në fund nuk vendosëm asgjë. Me atë rast, ne e transferuam atë te babai i Neymar dhe vetë lojtari”.
Chelsea dhe Neymar u pajtuan me kushtet, por problemi qëndroi te Santos, që nuk pranoi ofertën prej 29 milionë eurove të skuadrës angleze. /Lajmi.net/

