PSG sytë kah talenti i Real Madridit

PSG do ta humbasë lojtarin e vet Layvin Kurzawa në fund të sezonit, pasi i skadon kontrata.

Dhe 23-vjeçari Reguilón, i cili ka pasur një sezon të mirë me andaluzianët, është një nga lojtarët e shumtë në axhendën e klubit parisien të zëvendësimeve të mundshme, së bashku me ish-mbrojtësin e Madridit, Theo Hernandez (aktualisht nte AC Milan) dhe atë të Portos, Alex Telles, sipas RMC Sport.

Reguilón e filloi mirë sezonin te Sevilla përpara se të pësonte rënie. Sidoqoftë, në disa ndeshje të fundit para pezullimit të La Liga-s për shkak të koronavirusit, përformancat e tij ishin rritur sërish.

Mbrojtësi i ri spanjoll aktualisht ka një kontratë me Real Madridin deri në vitin 2023.

Sevilla po studion mundësinë e zgjatjes së qëndrimit të tij në ‘Pizjuan’ për një vit më shumë; megjithatë një skenar i tillë duket shumë larg nga ky moment.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close