Plani i La Liga për rifillimin e sezonit ofron shpresë për Liverpool

Sipas planifikimeve, sezoni i La Liga do të rifillojë në fund të këtij muaji, përkundër disa zërave kundërshtues.

Por, plani i La Liga për daljen e futbollit nga kriza e koronavirusit, po shihet edhe si mësim i mundshëm për Premierligën, në tentimin e këtyre të fundit për të shpëtuar sezonin.

Plani i zbuluar së fundmi thotë se lojtarët do të testohen çdo ditë për koronavirus, duke filluar nga java tjetër (e enjte), dhe pastaj do të ketë tri faza për rikthim në stërvitje – indivudale, grup i vogël dhe skuadra e plotë, përcjell lajmi.net.

Nga faza e dytë e këtij plani, skuadrat duhet të jetojnë së bashku në izolim, larg familjeve, derisa presidenti i La Liga ka thënë se ndeshjet do të luhet me dyer të mbyllura deri në vitin 2021.

Skenari i La Liga parasheh që ndeshjet të rifillojnë më 28 maj, ose 6 qershor, ose 28 qershor.

‘Liverpool Echo’ shkruan se ky plan i La Liga i lë shpresa Liverpoolit për titullin e kampionit në Angli.

Në Spanjë, planin e La Liga e kanë kundërshtuar edhe emra si Quique Setien e Sergio Busquets të Barcelonës, që gjithashtu janë skuadër lidere.

Sezoni i anuluar do të mund t’i kushtojë La Ligas deri në 1 miliard euro. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close