Ministri i Sporteve mbështeti vendimin e Shoqatës së Lojtarëve që Seria A të pezullohej gjatë shpërthimit të koronavirusit, duke e bërë të qartë qëndrimin e tij kur ai u shpreh për të anuluar të gjitha ngjarjet sportive.

Di Maio tani ka shprehur mbështetjen e tij për vendimin, duke pretenduar se lojtarët mund të “infektojnë qytetarët e tjerë” nëse i ekspozohen virusit gjatë ndeshjeve, transmeton lajmi.net.
“Ka masa që kërkojnë përgjegjësi maksimale, unë e them këtë në botën e futbollit”, tha Di Maio sipas Tuttomercatoweb. “Unë shpreh mbështetjen time për Ministrin Spadafora, i cili aktualisht është duke u përpjekur të bindë tërë botën e futbollit se është më mirë të mos luash”.
“Sepse nëse ka lojtarë pozitivë, ata mund të infektojnë të tjerët dhe, duke u kthyer në shtëpi, ata mund të infektojnë qytetarët e tjerë”.
Nesër do të mbahet mbledhja emergjente, ku pritet të zyrtarizohet kjo ide.

