Costa, punoi nën urdhrat e Conte te skuadra e Chelsea, ku dyshja arrinin që të shpalleshin edhe kampionë të Premierligës.

Përkundër sukseseve që patën, Costa dhe Conte ishin përfshirë edhe në një zënkë fjalësh, dhe duket se inatet vazhdojnë të qëndrojnë akoma.
Duke komentuar mbi trajnerin italian, ylli spanjoll ka thënë Conte nuk është një top trajner, dhe se te një skuadër si Real Madrid ai nuk do të zgjaste as një sezon të plotë.
“Conte dhe unë kemi pasur disa probleme jashtë fushës, por mendoj se ai është trajner i mirë”, ka thënë fillimisht Costa, transmeton lajmi.net.
“Por, për të qenë një top, top trajner, ai duhet të ndryshojë anën e tij njerëzore. Ai ka shumë dyshime”, ka shtuar sulmuesi.
“Në një skuadër si Real Madrid, ai nuk do të mund të zgjaste kurrë një sezon”, ka thënë ndër të tjerash Costa.
Conte arriti që me skuadrën e Chelsea të fitonte Premierligën, si dhe Kupën FA, duke korrur sukses edhe në futbollin anglez, pas tri titujve të kampionit të fituar radhazi në Itali. /Lajmi.net/

