Maradona njihet si një nga lojtarët më kontrovers, njëkohësisht më të talentuar që njeh historia e futbollit.

Argjentinasi pati suksese të mëdha me Argjentinën, por ai duket se ka qenë i vështirë në komunikim me gjyqtarët.
Edgardo Codesal, gjyqtari që ndau drejtësinë në finalen e 1990, ku Gjermania Perëndimore mposhte Argjentinën 1:0, ka zbuluar se si mund ta përjashtonte Maradonan akoma pa filluar finalja.
“Mund ta kisha përjashtuar atë akoma pa filluar ndeshja, derisa ai po lutej pa kursim gjatë intonimit të himneve”, ka thënë Codesal, transmeton lajmi.net.
“Më vonë, kur vendosa ta përjashtoja Monzon, Maradona u afrua dhe më tha se unë isha hajdut dhe i kontrolluar nga FIFA. Pash Maradonan të bënte gjëra të jashtëzakonshme në fushë”.
“Si lojtar, ai ishte më i miri, por si person, ai ishte i pakënaqur dhe një nga njerëzit më të këqijë që kam takuar në jetën time”, ka thënë ndër të tjerash gjyqtari, i pyetur për Maradona.
Gjermania Perëndimore fitonte finalen pasi merrte një penallti kontroverse në minutën e 85’, kurse Maradona insistonte se gjyqtari Codesal nuk dëshironte që Argjentina të fitonte ndeshjen. /Lajmi.net/

