Mbrëmjen e së premtes, KF Shkëndija mori pjesë në një event të veçantë me temë “Shkëndija e të rinjëve”, i organizuar nga studentët me asistencën e Arijana Ibrahimit dhe përfaqësuesit të studentëve, Jeton Luma.

Në panel, përballë studentëve dhe nxënësve, ishin të pranishëm trajneri Jeton Beqiri, kapiteni Besart Ibraimi dhe zëdhënësi i klubit Faton Zylbehari, të cilët dhanë përgjigje për pyetjet dhe diskutuan tema që lidhen me klubin, sportin dhe rrugën drejt suksesit.
Atmosfera e takimit ishte e mbushur me dashuri për kuqezinjtë dhe me krenari për arritjet që kanë bërë gjeneratat e reja të ndihen pjesë e historisë së Shkëndijës. Përveç impaktit që klubi gjithmonë ka pasur në opinion, veçanërisht u theksua lumturia dhe ndjenja e krenarisë që rinia ka përjetuar nga titulli kampion dhe ecuria e shkëlqyeshme europiane, që kulmoi me kualifikimin në UEFA Conference League.
Ky event shënoi edhe një herë lidhjen e fortë që Shkëndija ka me të rinjtë, duke dëshmuar se suksesi i klubit është po aq edhe suksesi i tyre.

