Pas viteve të shkëlqyer te Rangers, Gerrard u rikthye në Premierligë, ku do menaxhojë skuadrën e Villas që këtë edicion nuk është në formën e duhur, transmeton lajmi.net.

Aston Villa përmes një komunikate konfirmoi nënshkrimin me Gerrard, që ka nënshkruar kontratë dyvjeçare.
“Aston Villa është e lumtur të njoftojë punësimin e Steven Gerrard si kryetrajneri jonë”, shkruhet në komunikatë.
Ndërkohë, edhe Gerrard është i lumtur që ka marrë drejtimin e skuadrës angleze.
“Aston Villa është klub me histori të pasur dhe traditë në futbollin anglez dhe ndihem krenar që jam trajneri i tyre”.
“Në bisedimin me Nassef, Wes dhe pjesën tjetër të bordit, ishin direkt për ambiciet në plane të klubit dhe do provojë t’iu ndihmojë që të arrijnë synimet”, deklaroi tekniku anglez.
Aston Villa Football Club is delighted to announce the appointment of Steven Gerrard as our new Head Coach.
— Aston Villa (@AVFCOfficial) November 11, 2021
Kujtojmë, se 41-vjeçari preferon stil ofensivë, ku edhe fitoi titullin kampion me Rangers në Skoci sezonin e kaluar./Lajmi.net


