ZYRTARE: Sergi Barjuan përkohësisht trajner i Barcelonës

Klubi katalunas përmes një komunikate zyrtare konfirmoi se Barjuan do jetë në krye derisa të vie pasuesi i Ronald Koeman, që u shkarkua në verë, transmeton lajmi.net.

“Barcelona bën me dije se Sergi Barjuan, trajneri aktual i Barçës B, do të marrë provizorisht drejtimin teknik të ekipit të parë. Pozicioni i përkohshëm në stolin e ekipit të parë do të mbyllet sapo klubi të mbyllë punësimin e një trajneri të ri, pas shkarkimit të Ronald Koeman”, shkruhet në komunikatë.

Ndërkohë, Xavi do jetë pasuesi i Koeman, ngase ka arritur marrëveshje verbale me klubin dhe ka mbetur vetëm ndërprerja e kontratës me Al-Sadd./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close