Lajmin që Sportmania e paralajmëroi të hënën, sot merr konfirmim zyrtar nga KF Renova që komunikon ndarjen me trajnerin Bujar Islamin. Seria e rezultateve negative ka bërë që të vijë fundi i bashkëpunimit 17-te mujor ku mes tjerash Renova kishte ecuri pozitive, luajti në Europë pas sezonit te kaluar te ndërprerë, ndërsa kaloi raundin e parë të eliminatoreve të Europa Ligës kur eliminoi Alashkertin e Armenisë, ndërsa dolën jashta Europës pas humbjes minimale nga Hajduku i Splitit në Shkup. Në njoftimin zyrtarë te KF Renovës për ndarjen me Bujar Islamin shprehet falenderimi per bashkëpunimin e deritashëm, ndërsa nuk thuhet asgjë në lidhje me pasuesin e tij ne pankinën e “gjipspunuesve”. Duke parë se pason orar i ngjeshur i ndeshjeve, deri ne emërimin e trajnerit të ri mësojmë se skuadrën do ta udhëheqë drejtori sportiv Fisnik Nuhiu.


