Zyrtare: Kostadin Zahov, portier i ri i Besës

Besa e Dobërdollit ka nisur të mendoj që tani për edicionin e ri. Drejtuesit e kësaj skuadre sot kanë prezantuar Kostadin Zahov si portierin më të ri, i cili vjen nga radhët e Voska Sport.

Portieri 36-vjeçar nuk e rinovoi kontratën me skuadrën nga Orhi dhe kërkoi një ambient të ri, të cilin e gjeti te Besa, e cila shkruajti historinë duke siguruar biletë për në elitë për herë të parë.

Kujtojmë që më herët përveç Voskës, Zahov në kampionatin vendor ka luajtuar edhe për skuadra si Shkëndija, Bregallnica, Turnova, Vardari si dhe Bellasica. /Sportmania/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close