Raportimet e mëhershme se Kobe Bryant, Tim Duncan e Kevin Garnett do të bëhen pjesë e ‘Hall of Fame’, janë konfirmuar.

‘Hoophall’ ka bërë zyrtar lajmin se Kobe, Duncan e KG, do të jenë në listën e parë të ‘Hall of Fame’, klasa 2020, transmeton lajmi.net.
Këtë klasë, shefi Jerry Colangleo po e përshkruan si më epiken të mundshme ndonjëherë.
Pak muaj pasi Bryant ndërroi jetë në një aksident tragjik, ai do të nderohet duke u bërë pjesë e ‘Hall of Famers’. /Lajmi.net/

