Disa orë pasi njoftoi largimin nga Bayern Munich, Kingsley Coman është bërë me skuadër të re.

Sulmuesi francez karrierën do ta vazhdoj në Arabi, te skuadra e Al Nassr.
Ai ka nënshkruar kontratë tre vjeçare, e vlefshme deri më 30 qershor 2028.
Transferimi i Coman i ka kushtuar Al Nassr rreth 30 milionë euro.
Francezi, i cili ishte ende nën kontratë me Bayern Munich deri në vitin 2027, i bashkohet një mori yjesh, përfshirë Cristiano Ronaldon, Joao Félix dhe Sadio Mané.
29-vjeçari ishte pjesë e Bayern Munich për 10 sezone ku fitoi plot 21 trofe.

