ZYRTARE: Ernest Gjoka largohet nga Shkëndija

Pas eliminimit nga Liga e Konferencës, skuadra e Shkëndijës ka ndarë rrugët me trajnerin Ernest Gjoka. Njoftimin për ndërprerjen e bashkëpunimit me teknikun nga Tirana e ka bërë të ditur vet klubi kuqezi përmes faqes zyrtare, në të cilën falenderon Gjokën dhe ndihmësin e tij Fatjon Tafaj për kontributin e dhënë gjatë periudhës që ishin pjesë e Shkëndijës. Nga tabori i klubit tetovarë kanë bërë të ditur se ditëve në vijim do të njoftojnë se kush do të jetë zëvendësuesi i Ernest Gjokës në pankinën e kuqezinjëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close