Edouard Mendy është shpallur portieri më i mirë i sezonit nga UEFA.

Portieri i Chelseas kishte mbajtur më shumë porta të paprekura se çdo portier tjetër në Ligën e Kampionëve edicionin e kaluar (9).
29-vjeçari mposhti në garë brazilianin Ederson nga Man City, dhe Thibaut Courtois nga Real Madrid. /Lajmi.net

