ZYRTARE: Arlind Ajeti transferohet te Padova

Arlind Ajeti ishte futbollistë i lirë që kur u largua nga Reggiana, shkruan lajmi.net.

Megjithatë, mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë tani ka gjetur angazhim të ri.

Ajeti ka nënshkruarë kontratë me klubin tjetër italian Padova që garon në Serie C.

Futbollisti shqiptar ka nënshkruarë kontratë deri në fund të edicionit, në qershor të vitit 2022.

Në marrëveshje është përfshirë edhe një klauzolë që nëse Padova arrin të ngritet në Serie B, atëherë kontrata e Ajetit me klubin rinovohet automatikisht edhe për një sezon tjetër. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close