ZYRTARE: Ardian Ismajli transferohet tek Empoli

Reprezentuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Ardian Ismajli ka kompletuar transferimin e tij tek skuadra e sapo promovuar në Serie A, Empoli, transmeton lajmi.net.

Ismajli ishte pjesë e Spezias ku pati paraqitje të mira me skuadrën italiane, ai u kërkua me ngulm nga Empoli pasi “Azzurrët” kërkojnë të përforcohen në mbrojtje para fillimit të sezonit të ri në Serie A.

Shuma e transferimit të Ismajlit nuk është bërë e ditur, mirëpo tek Spezia janë transferuar futbollistët Nikolau e Mraz./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close