Zëvendësuesi i Sedlloskit e nis me humbje 

Xhihad Arslan që erdhi si zëvendësues i Goce Sedlloskit në bankinën e Shkupit, aventurën e tij e nisi me humbje, duke u mundur nga Skopje me rezultatin 0:1. 

Kryesia e Shkupit solli trajner të ri për rezultate më të mira dhe për të vazhduar rrugën drejt titullit kampion, por Arslan dështoi që në “pikën” e parë, duke u mundur nga një ekip që është pretendent për rënie nga elita. 

Skuadra e Shkupit në ndeshjen e sotme ndaj Skopjes, dukej pa ide për të gjetur rrjetën drejt golit. 

Shkupi ndeshjen e radhës në kampionat, e luan ndaj Pobedës në transfertë. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close