Humbja e Shkupit nga Skopje, ishte surpriza e xhiros së 25-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut.

Kjo humbje nga ekipi që është në pozitën e parafundit në renditjen tabelare të elitës, ka revoltuar tejmase tifozët e Shkupit, të cilët nuk e kanë pritur fare mirë këtë disfatë, duke ditur ambiciet e klubit që janë për titullin kampion.
Faqja zyrtare e Shkupit është vërshuar me komente të ndryshme nga tifozët e saj në çdo postim pas ndeshjes.

