Zbulohen detaje nga kontrata e Xhakës, ja sa do të paguhet shqiptari te Sanderlendi

Granit Xhaka është gati të kompletojë transferimin e pritur te skuadra e Sandërlend në Premier Ligën angleze.  

granit-xhaka-4-780x439

Kontrata e tij me klubin e ri do të zgjasë deri në vitin 2028, ndërsa anglezët do të derdhin në arkat e Bajern Leverkusenit 15 milionë euro plus deri në 5 milionë euro të tjera si bonuse të mundshme. 

Sipas të dhënave të gazetës “Blick”, Xhaka do të përfitojë rreth 4.5 milionë euro neto në vit, ndërsa do të jetë jo vetëm një nga udhëheqësit në fushë, por edhe kapiteni dhe lideri i skuadrës së re. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close