Diogo Jota, anëtari i Wolverhampton, ka dhënë disa komente lidhur me atë se si duhet vepruar nëse sezoni aktual në Premierligë anulohet.

Liveprool është skuadra lidere, e cila prinë bindshëm tabelën, por rrezikon që të mbetet pa titullin e kampionit.
Megjithatë, sipas Jota, një gjë e tillë nuk duhet të ndodh – Liverpool duhet të kurorëzohet me titull, edhe nëse anulohet sezoni.
“Kjo pyetje është shumë e vështirë. Në këtë rast, ne kemi fatin e keq që të mos mund ta mbyllim sezonin, mendoj se pak njerëz do të kundërshtonin”, ka thënë Jota, i pyetur nëse Liverpool duhet shpallur kampion, transmeton lajmi.net.
“Sigurisht, ka gjithmonë klube rivale që mund të jenë kundër, por besoj se 95% të njerëzve do të pajtoheshin. Për mua, ata janë kampionët ‘fer’”, ka shtuar portugezi.
Njësoj si Jota ka sugjeruar edhe presidenti i UEFA, Aleksander Ceferin, por vendimin final do ta marrë FA – gjithnjë nëse sezoni nuk rifillon. /Lajmi.net/

