Liga njoftoi se ka pezulluar sezonin pasi ndeshja e mbrëmshme e së mërkurës në mes të Oklahoma City Thunder dhe Utah Jazz u shty si rezultat i testimit të qendrës të Jazz Rudy Gobert i cili doli pozitiv për koronavirus, sipas Adrian Wojnarowski të ESPN.

Lojtarët nga Thunder nuk u testuan dhe nuk u lejuan të braktisin ndërtesën, por Jazz aktualisht po karantinohen brenda ‘Arena Chesapeake Energy’, transmeton lajmi.net.
Liga u ka thënë skuadrave që kanë luajtur në Utah në 10 ditët e fundit duhet të vetë-karantinohen. Kundërshtarët e Utah që nga 2 mars përfshijnë Cleveland Cavaliers, New York Knicks, Boston Celtics, Detroit Pistons dhe Toronto Raptors.
Megjithatë ka polemikë rreth Gobert, pasi ky i fundit bëri një shaka në konferencë për shtyp dy ditë më parë, që po kritikohet nga të gjithë.
Ai u fut në sallë dhe prekur të gjitha mikrofonat, celularët dhe regjistruesit që ishin në tryezë me duart e tij – duke u tallur në një farë forme me pandeminë e përhapur. /Lajmi.net/
Here’s Rudy Gobert touching a bunch of reporters’ audio equipment 2 days ago. Today, he tested positive for coronavirus. pic.twitter.com/Z3Lw1yfCfW
— ClutchPoints (@ClutchPointsApp) March 12, 2020

