Ylli i Juventusit edhe në testin e dytë del pozitiv në COVID-19

Mesfushori francez, Matuidi, ka dalur sërish pozitiv në koronavirus. Këtë e ka raportuar gruaja e tij, Isabelle, në llogarinë e saj në Instagram.

Mesfushori francez i Juventusit doli pozitiv në COVID-19 në testin e bërë më 17 mars. Pasi kaloi dy javë në karantinë, Matuidi ka bërë edhe testin e dytë, dhe sërish ka rezultuar pozitiv, gjë e cila vërteton se ai duhet të mbetet i izoluar edhe për dy javë tjera.

Matudi është në mesin e tre lojtarëve të Juventus që janë prekur me koronavirusin, përfshirë Ruganin dhe Dybalan.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close