Ylli i Fiorentina tregon se si zbuloi se kishte koronavirusin

Dusan Vlahovic është një nga tre lojtarët e ‘Viola’ të prekur me koronavirus dhe tashmë ai ka zbuluar disa detaje interesante.

Serbi ka thënë se kishte zbuluar se ishte me Covid-19 vetëm kur u zgjua nga gjuim.

“Isha në shtëpi dhe vetëm u zgjova i mbuluar me djersë, me ethe” ka thënë serbi.

“Mata temperaturën dhe ishte rreth 37 gradë, kështu që mora disa barëra dhe telefonova klubin. Ethet përkeqësoheshin dhe në mbrëmje isha në 39 gradë, kështu që shkova në spital. Nuk mendova se isha aq keq.. në çdo rast, jam mirë dhe duke pushuar” shtoi lojtari.

Serie A është kampionati që regjistron më së shumti lojtarë të prekur nga koronavirusi. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close