Fundjava në program do të sjell ndeshjet e xhiros së 3-të në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut.

Vëmendja më e madhe do të jetë në Çair, aty ku Shkupi do të pret rivalin e vjetër Vardarin në përballjen e parë direkte mes tyre në sezonin e ri. Ndërkohë në këtë xhiro do të ketë edhe duel ndërmjet dy ekipeve shqiptare me Voska Sport që në Ohër pret Gostivarin, kampionët në fuqi janë mysafir në kryeqytet ku do të përballen me Rabotniçkin, teksa Shkëndija do të luaj në Strumicë ndaj Brerës. Besa e Dobërdollit në kuadër të javës së tretë do ti matë forcat me Tikveshin e Kavadarit, përderisa në takimin tjetër Pelisteri luan ndaj Sileksit.
Të gjitha takimet zhvillohen të dielën, duke nisur nga ora 16:00, përveç duelit Brera – Shkëndija që luhet në mbrëmje nga ora 20:00.

