Një tjetër ndarje nga FC Shkupi është bërë zyrtare sot. Mbrojtësi me përvojë, Xhelil Asani, ka njoftuar largimin e tij nga klubi përmes një postimi në rrjetet sociale, duke falënderuar klubin për bashkëpunimin dhe kohën e kaluar së bashku.

Asani, i cili ishte pjesë e rëndësishme e skuadrës në sezonin e fundit, tashmë është një lojtar i lirë dhe sipas burimeve të besueshme të Sportmania, ai është shumë pranë marrëveshjes me ekipin e Rabotniçkit. Pritet që së shpejti të zyrtarizohet kalimi i tij, pikërisht te skuadra që do përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garat evropiane këtë verë.

