Talenti strugan Ditmir Hoxha kalon te Rabotniçki

Sportmania raporton për një tjetër lëvizje të rëndësishme në merkaton verore të futbollit vendor.

Talenti i ri nga Struga, Ditmir Hoxha, është zyrtarizuar si përforcimi më i ri i FC Rabotniçkit të Shkupit.Pas paraqitjeve premtuese me Voska Sport në sezonin e fundit, Hoxha ka nënshkruar kontratë trevjeçare me klubin e njohur nga kryeqyteti. Lajmi është konfirmuar edhe nga vetë klubi kuq e bardhë përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ky transferim shihet si një hap i rëndësishëm për karrierën e Ditmirit, i cili është vlerësuar si një ndër talentet më premtuese në vend. Rabotniçki, nga ana tjetër, synon të ndërtojë një skuadër konkurruese për sezonin e ri, duke investuar te lojtarët e rinj dhe perspektivë.

Sportmania do të vazhdojë t’ju informojë për çdo zhvillim nga merkatoja e futbollit shqiptar dhe më gjerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close