WHC Çair nis sezonin e ri këtë fundjavë në Manastir

Klubi i hendbollit për femra Çairi këtë fundjavë nis edicionin e ri garues në Superligën e hendbollit. Vajzat e Çairit do ta luajnë ndeshjen e parë kampionale të dielën (7 shtator), në Manastir, ku nga ora 19:00 do të përballen me ekipin vendas Pelister.

Skuadra e Çairit hyn në këtë sezon me shumë ndryshime në formacion, por ambicia mbetet e pandryshuar, të garojë me dinjitet, të synojë rezultate të larta dhe të vazhdojë të jetë shembull i organizimit dhe disiplinës sportive.

Nga klubi u bë thirrje që tifozët dhe dashamirët e sportit të jenë afër ekipit edhe këtë vit, duke dhënë mbështetje në çdo hap të rrugëtimit të ri.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close