
Kur ka mbetur edhe një javë për të rinisur kampionati në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut, Voska Sport është në kërkim të një trajeneri të ri, pas largimit të turkut Safet Isler.
Sipas burimeve të “Sportmania”, mësohet se drejtuesit e Voskës janë në bisedime të avansuara me trajnerin nga Shqipëria, Klodian Arbri dhe me shumë gjasë marrëveshja do të mbyllet ditëve në vijim.
Tekniku shqiptarë gjatë karrierës së tij ka udhëhequr dy klube, si KF Vora dhe FK Tomori./Sportmania/