Klodian Arbri është trajneri i ri i KF Voska Sport

Skuadra e Voska Sport ka emëruar Klodian Arbrin, si trajnerin e ri të ekipit, vetëm një javë para rinisjes së kampionatit në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut.

Pas largimit të turkut Safet Isler, klubi ka lëvizur shpejt dhe ka arritur marrëveshjen me teknikun shqiptar.

Arbri, i cili më parë ka drejtuar KF Vorën dhe FK Tomorin, tashmë ka firmosur me Voska Sport dhe do të nisë menjëherë punën me skuadrën, duke synuar rezultate pozitive në pjesën e mbetur të sezonit./Panoramasport/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close