Voska Sport ka bërë përvete edhe katër futbollist të rinj, që trajneri Seit Kreka do ti ketë në dispozicion për sezonin e ri 2024/25 në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut.

Destan Adili zyrtarisht do të luaj me fanellën e Voskës në elitë, përderisa së bashku me atë pjesë e ekipit shqiptar nga Ohri do të jenë edhe Bilal Iseni, Alban Memedi si dhe Marko Vukavic.
Adili te Voska kalon nga radhët e Rabotniçkit, teksa ka luajtur edhe për Pobedën e Prilepit. Bilall Iseni rikthehet në futbollin vendor për të luajtur me Voskën, pas avanturave në kampionatin e Sllovakisë, ndërsa më herët ka qenë pjesë e Shkupit, Vëllazërimit dhe Vardar Forinës.
Alban Memedi është futbollist 20 vjeçar që ka luajtur në ekipet vendore, ndërkohë Marko Vukavic vjen nga Mali i Zi dhe ka luajtur edhe në futbollin boshnjak.
Kujtojmë se më herët Voskës ju bashkangjitën edhe Tome Kitanovskin dhe Klinton Osei.

