Vjen vendimi që gëzon tifozët e Romën, Dibala ka sjell vendimin final

Tifozët e Romës më në fund kanë një arsye për të qenë të lumtur, skuadra e tyre e mposhti skuadrën e Parmës këtë fundjavë, ndeshje kjo e shënuar nga Paulo Diballa.

Argjentinasi është lidhur me një kalim në “Olimpico”, ditët e fundit dhe tashmë ka marrë disa oferta interesante, por informacionet e fundit thonë se Dibala ka marrë një vendim përfundimtar për të ardhmen e tij – dhe do të vazhdojë të mbrojë ngjyrat e “ujkut romak”. “.

Ai ishte i zhgënjyer nga mungesa e mbështetjes nga klubi ndërsa Juric ishte në krye, por situata ndryshoi plotësisht pasi Klaudio Ranieri mori drejtimin e Romës. Strategu me përvojë e promovoi Dibalan në kryesues të skuadrës, rol në të cilin golashënuesi bën mirë, është i lumtur dhe për këtë arsye nuk planifikon të ndryshojë ngjyrat e klubit në të ardhmen e afërt.

Sipas “Corriere dello Sport”, Dibala e ka bërë të qartë se nuk do të largohet nga Roma në janar, por edhe se dëshiron të nënshkruajë një kontratë të re me “ujkun”, ndaj drejtuesit e klubit janë në lëvizje, për të gjetur një gjuhë të përbashkët dhe “lidhi” argjentinasin për sezonet e ardhshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close