Ka ardhur edhe largimi i parë nga Shkëndija e Tetovës. I pari që ndahet me klubin kuqezi pas mbylljes së gjysmësezonit është Mexhit Neziri. Ky i fundit e ka konfirmuar vet ndërprerjen e bashkëpunimit duke njoftuar përmes rrjetiti social fejsbuk.

“Krenar që isha pjes e klubit më të madh Shkendijës , dhe i lumtur që cdoher dhash gjithçka nga vetja per sukseset e klubit.
Padyshim pjesën më të mirë dhe të suksesshme e kalova ketu. Faleminderit për mbështetjen dhe respektin , vecanarisht tifozët më të flakt Ballistët”, ka shkruar Neziri.
Mexhit Neziri te Shkëndija erdhi verën e vitit 2019-të, ndërsa më herët ka luajtur edhe për Ventspilsin, Renovën, Dacian.

