Vitet e arta të Mourinhos në Ligën e Kampionëve… i takojnë të kaluarës

Trajneri portugez ka përjetuar një tjetër eliminim nga Liga e Kampionëve, ku RB Leipzig mposhti skuadrën e tij, Tottenham, 3:0.

Hera e fundit kur Jose Mouinho ka fituar një ndeshje të fazës së eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve ka qenë gjashtë vite më parë, kur drejtonte Chelsean.

Ishte viti 2014 kur ‘Blutë’ e tij mundën PSG-në, për të arritur në gjysmëfinale.

Që nga ajo kohë, Jose Mourinho nuk di për fitore, duke u mundur dy herë nga Atletico Madrid, një herë nga PSG, dhe së fundi, me Manchester Unitedin e tij u eliminuan nga Sevilla./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close