(VIDEO) Rey Manaj është tjetër nivel, shënon gol të çmendur nga gjuajtja e lirë në Turqi

Sivasspori përballë Alanyasporit. Rey Manaj kundër Fidan Alitit dhe Florent Hadërgjonajt. Të tre titullarë.

Sulmuesi shqiptar ka shënuar golin e radhës në Superligën turke, të 15-n me fanellën e Sivassporit.

Ishte minuta e 64′ kur 26-vjeçari ndëshkoi skuadrën kundërshtare, duke barazuar përkohësisht rezultatin në 1-1.

Manaj po kalon një periudhë fantastike, duke shënuar rregullisht me skuadrën e Sivassporit. Madje gola shumë të bukur.

Për momentin, vetëm Edin Dzeko (18) i Fenerbahces ka shënuar më shumë se lushnjari në kampionatin turk.

https://twitter.com/i/status/1766431790120509467

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close