Valentino Rossi vendos për të ardhmen

Ikona e Moto GP, Valentino Rossi ishte para një dileme të madhe, pasi kontrata e tij me Yamaha ishte në fundin e saj.

Italiani nuk ishte i sigurt nëse dëshiron të vazhdojë ose jo, pasi situata ishte bërë kaotike pas suspendimit të sezonit.

Megjithatë, raportimet e fundit bëjnë të ditur se Rossi ka vazhduar me Yamaha edhe për një vit, me mundësi vazhdimi. Marrëveshja nuk është nënshkruar akoma zyrtarisht, por gjithçka është e kryer.

Valentino ‘The Doctor’ Rossi, VR46, duket se do ta mbyll karrierën e tij me skuadrën e Yamaha.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close