Trajneri i Liverpool është përballur me një pyetje në dukje të vështirë, por që për të ishte shumë e thjeshtë.

Kush është lojtari që do ta kthente Klopp te Liverpool? Gjermani nuk hezitoi për të dhënë emrin e Steven Gerrard.
“Stevie, kjo është e thjeshtë! Por, ai do duhej të luftonte për pozitën e tij”, ka thënë Klopp për ‘BT Sport’.
“Është interesante se si ne kemi jetuar në të njëjtin qytet për katër vite e gjysmë dhe nuk e kisha takuar asnjëherë”.
“Që kur jemi mbyllur, unë e kam parë atë gjashtë apo shtatë herë. Unë dal për shetitje me qenin tim, dhe ai ecën me familjen e tij, kështu që ne shihemi më shpesh tani sesa ishim takuar ndonjëherë më parë”, ka shtuar tutje gjermani.
Steven Gerrard shihet si një nga zëvendësuesit e mundshëm të Jurgen Klopp te Liverpool, kur gjermani të largohet nga stoli i ‘Reds’.

