Manchester United është duke përgatitur ofertë për ta transferuar gjatë verës mbrojtësin e Juventusit, Gleison Bremer.
“The Sun” raporton se Unitedi është i gatshëm t’i shpenzojë rreth 70 milionë euro për mbrojtësin brazilian.
26-vjeçari me Juventusin ka kontratë deri në qershor të vitit 2028. Juventusit iu bashkua në verën e vitit 2022 nga rivali i qytetit, Torino.
Bremer për Brazilin ka luajtur tri ndeshje nga viti 2022.